Duket si një skenar filmash fantashkencë, por në fakt është e vërtetë.

NASA njofton se këtë të shtunë, më 10 nëntor, tri asteroide do të kalojnë pranë Tokës brenda pak orësh distancë nga një njëri-tjetri.

I pari është asteroidi i quajtur “2018 VS1”, do të kalojë të shtunën rreth orës 14:18.

Ky asteroid do të ketë përmasa 13 me 28 metra.

I dyti është 2018 VR1, do të kalojë vetëm 16 minuta më pas.

Ndërsa i treti do të kalojë pas katër orësh.

Megjithatë, NASA garanton që asteroidët do të jenë në distancë të sigurt nga Toka.