Web Analytics

Tolgahan flet për kolegen e tij në emisionin e Luanës por a u bë “xheloze” Almeda?

Botuar nga: InfoKosova

Aktorët Tolgahan Sayışman dhe Almeda Abazi janë të ftuarit e radhës në “Zemër Luana”.

Aktori Sayışman ishte pjesë e një sfide në ring, ku iu përgjigj pyetjeve.

Teksa luante rolin e boksierit në ring, ai u pyet për aktoren Hande Erçel.

Të gjithë e njohim rolin e “Edës” në serialin “Dashuria është në ajër” që u transmetua në Tv Klan.

Teksa doli fotoja e aktores Hande, Tolgahan tha se “ka një vend të veçantë në zemrën e tij”.

Direkt Besi i thotë Almedës: “Moj Almeda do futesh në ring?!”

Por a u bë xheloze Almeda? Bukuroshja shqiptare nisi të qeshë dhe sigurisht që e merr me sportivitet këtë gjë pasi edhe vetë është pjesë e artit.

Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, vend në të cilin ka krijuar familjen e saj.

Megjithatë ajo nuk mungon në rrjete sociale kur herë pas here bën rubriken per pyetje të shumta për fansat e saj shqiptarë, ashtu siç ka bërë edhe këtë herë.

Edhe në këtë intervistë virtuale, nuk kanë munguar pyetjet e ndryshme nga fansat e saj të shumtë.

“A keni kërcyer kërcime tradicionale shqiptare?”– e pyet një fans/fanse Almedën.

Abazi si një shqiptare e vërtetë jo vetëm që e ka kërcyer “Napolonin”, por e paska “djegur”.

Modelja dhe aktorja ka ndarë një fragment në Instastory nga dasma e saj vite më parë, duke kërcyer së bashku me partnerin e saj turk, Tolgahan-in.

Të FUNDIT