Tollovi në hyrje të objektit të ARC-së

Kosova ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave të cilat u vendosën në luftimin e virusit COVID-19.

Por një pamje jo e mirë vjen nga objekti i Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë.

Shumë qytetarë duke mos respektuar distancën sociale, kanë pritur sot në grup për të kryer shërbime.

Ndonëse shumica prej tyre kishin maskat e vendosua, distanca nuk respektohej fare./IndeksOnline/