Tomë Gashi tregon se ndaj cilit zyrtar të LDK-së ka ngritur kallëzim penal, në rastin Dehari

Avokati kosovar ka konfirmuar se kallëzimi penal i bërë pak ditë më parë për rastin Dehari është ndaj ish-kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha.

Gashi ka thënë se kallëzimi penal ka të bëjë me mosveprimet e tij si person zyrtar – Kryeprokuror dhe Prokuror në rastin e hetimit të vd.ekjes së Astrit Deharit.

“Ashtu siç premtuam pas Referendumit për VETËVENDOSJE! ne sot po e publikojmë kallëzimin penal kundër ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ish kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës nga LDK – SYLË HOXHA.

Kallëzimi penal ka të bëjë me mosveprimet e tij si person zyrtar – Kryeprokuror dhe Prokuror në rastin e hetimit të vr.asjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Astrit DEHARI.

Kryeprokurori – Prokurori Sylë Hoxha nuk ndërmorri asnjë veprim të domosdoshëm në kuadër të detyrës së tij zyrtare për të siguruar prova që do të identifikonin vr.asësit e Astrit Deharit, urdhërdhënësit për vr.asje dhe ata që e fshehen vra.sjen e Astritit për më tepër se 4 vite” shkruan Tomë Gashi në njoftim./Indeksonline/