Web Analytics

“Top Channel” mashtron Luizin dhe Kiarën, e tregon banori

Luizi dhe Kiara kanë nisur pushimet së bashku me nënën e artistit dhe vajzën e tyre Lunën.

Çifti është shfaqur shumë aktiv në rrjetet sociale, duke zbuluar për publikun sesi po kalojnë atje.

Mirëpo, mbrëmjen e kaluar, teksa Luizi po tregonte për publikun dhomën e nënës së tij, zbuloi se produksioni i “Big Brother” ende nuk ia ka dhënë pushimet në Maldive, ashtu sikurse u premtua brenda shtëpisë.

”Nuk i bëmë Maldivet, se di pse.

Ata qofshin”– thotë Luizi në video.

Kujtojmë se udhëtimin çift në Maldive e fitoi Kiara pasi hapi kutinë e pandorës.

Si shpërblim ajo fitoi udhëtimin çift, por që ende nuk ia kanë dhënë.

Ndërsa e keqja që i erdhi bashkë me shpërblimin, ishte mundësia për të zgjedhur tre persona për të çuar në televotim.

Nuk dihet nëse nga ana e produksionit do ketë një përgjigje.

Shiko videon:

@iconstyle.al

Mashtrimet e “Top Channel”, Luizit dhe Kiarës nuk i japin pushimet e Maldives të fituara në “BBV”

♬ original sound – ICONSTYLE

 

Nga rubrika