“Top-i është i imi, penalltinë e gjuaj vetë”

Seç na u kujtua sot për dreq sic do thoshte dhe Kadare (apo çe ngatërrojmë Kadarenë me këto lajmet tona të showbizit) filmi shqiptar “Mëngjese lufte” jo se jemi nostalgjikë por sepse pamë programin “ Më lër të flas”.

Vëllezërit Veshaj nisën sonte puntatën e tyre të parë dhe e ftuara e parë ishte Lori Hoxha.

Lorit i shkon shumë për shtat shprehja tipike e filmit “Topi është i imi penalltinë e gjuaj vet”, pasi në cdo program të ri apo cdo sezon të ri programesh Lori bën “këmbë e para”.

Nuk e dimë nëse është supersticoze apo nëse stafet e programeve në Top-Channel e kanë të parën në listë, por që trashëgimtarja e Topit është e ftuara e parë kjo është pak por e sigurt.

Kujtojmë që edhe në tetor të 2020-tës ishte ndër të ftuarat e para të “Shiko Kush Luan” madje bashkë me Mozzik (njësoj si sot).

A dhe një detaj të vogël nga këto të Kryefjala.com studio e emisionit të Romeos dhe Donaldit është ish-ambienti i “Shiko Kush Luan”.