“Tradhtar ngelesh”, Lori Hoxha “thumbon” Donaldin

Donald Veshaj vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga “Big Brother VIP”, ai tashmë moderon programin “Më lër të flas” së bashku me vëllain e tij, Romeon.

Mirëpo së fundmi marrëdhënia e vëllezërve Veshaj me Lori Hoxhën sa vjen e përforcohet. Kujtojmë që më herët, Donaldi pati publikuar një video ku trembte Lorin, së fundmi, një tjetër shaka ka ndodhur mes Lorit dhe Donaldit.

Aktori shihet teksa ka veshur një bluzë, ku ka “zgjedhur” Sarën në vend të Lorit, në fakt, emrit të Lorit i ka vendosur një vizë, por menjëherë ka reaguar Lori, ajo e ka cilësuar aktorin si një tradhtar.

“Tradhtar ngele”, ka shkruar Lori, por jo vetëm kaq, madje, ajo ka vendosur edhe emoji-n e një gjarpri. /IndeksOnline/