Tradhtoi gruan?! Ibrahimoviq kapet “mat” me gazetaren seksi

Gjiganti suedez, Zlatan Ibrahimoviq, po përflitet së fundmi për fillimin e një romane me gazetaren seksi të sportit Diletta Leotta.

Megjithëse sulmuesi veteran ka 20 vite i martuar, media italiane “Chi” pretendon se gjithçka ka nisur në bashkëpunimin që dyshja ka pasur në reklamimin e një kompanie fitnesi, pasi gjatë asaj kohe ata kanë kaluar shumë kohë së bashku.

Po sipas revistës së njohur futbollisti dhe gazetarja janë kapur nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke darkuar në Sardenjë të Italisë.

Nëse e gjitha rezulton e vërtetë, veprimi i Leotta-s mund të justifikohet pasi ajo pak kohë më parë është ndarë nga boksieri Daniele Skardina.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Zlatan, i cili ka 20 vjet martesë me Helena Seger.