Transferimi më i madh në futsall viteve të fundit është realizuar

Ricardinho njoftoi largimin e tij nga Inter Movistar në janar, por transferimi u realizua vetëm sot.

Dhe tani, portugezi është zyrtarisht lojtar i skuadrës franceze të futsallit, ACCS Futsal Club.

34 vjeçari, i njohur si më i miri në botë në këtë sport, ka veshur fanellën e Inter Movistar për shtatë vite, gjatë së cilës kohë ka fituar pesë tituj, tri kupa, dhe dy herë Ligën e Kampionëve.

Nga 2010 deri në vitin 2018, Ricardinho është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë gjashtë herë, ndërsa dy vite më parë u bë kampion i Evropës me Portugalinë.