Tre pacientë në gjendje të rëndë nga Coronavirusi

33 persona të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Për gjendjen e tyre ka folur infektologu, Salih Ahmeti.

Ahmeti i ka thënë e tre prej të infektuarve janë në gjendje të rëndë.

“Aktualisht në Infektivë janë të shtrirë 33 persona të infektuar.

Gjendja e shtatë prej tyre është e rëndë, sidomos tre janë në gjendje shumë të rëndë.

Janë duke u trajtu me terapi, tash ta shohim”, ka thënë Ahmeti.

Mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe dy raste të reja me Coronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 88.

Sipas IKShP-së, një prej rasteve është me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

“Sot me 27.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 108 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive”.

“Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë”, thuhet në njoftim.