Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip KosovaTregoi si e ka rrahur dikur Dafinën, këngëtarja i përgjigjet Xhulit siç...

Tregoi si e ka rrahur dikur Dafinën, këngëtarja i përgjigjet Xhulit siç din vetëm ajo!

Juliana Nura është një nga banoret më të komentuara të “Big Brother Vip Kosova”. Xhuli jo pak herë është bërë kryefjalë e mediave rozë për deklaratat e saj brenda shtëpisë.

E një ndër to ishte ajo ku shprehej se disa vite më parë e kishte “rrahur” këngëtaren Dafina Zeqiri. Shkak i këtij sherri mes vajzave rëndomtë ishte bërë ish i dashuri i Dafinës, sot partneri i Luana Vjollcës, biznesmeni Krenar Çoçaj.

Kësaj deklarate, së fundmi i është përgjigjur Dafina Zeqiri. Krahas një videoje të shkëputur nga kënga e saj e re e cila është kthyer në një sensacion në rrjete sociale, artistja shkruan: “Te perdalat duke ëndërruar që më ka goditur me shuplakë në bofa bofa”.

Ky konflikt mes dy vajzave ka më shumë se një dekadë që ka ekzistuar dhe që u risoll në vëmendje nga vetë modelja.

Më herët ndonëse pa përmendur emra, Juliana foli për showbiz-in shqiptar duke u shprehur se është i mbushur me njërëz të pavlerë sipas saj.

“Gjëja më e keqe e shoëbiz-it shqiptar. Ka shumë bërllok në showbizin shqiptar. Duhet me pastru talentin, njeriu që e meriton me qenë në showbiz për gjërat që i meriton dhe me qenë të vërtetë”, tha ajo. “Ka shumë dyfytyrësi në showbiz-in tonë. Jo të gjithë, por ka njerëz”, vazhdoi më tej Juliana.

Shiko foton:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit