4 C
Kosovo
E mërkurë, Dhjetor 11, 2019
Ballina Uncategorized "Trepça" në veri po e shet zinkun ndërsa punëtorët e Minierave të...

“Trepça” në veri po e shet zinkun ndërsa punëtorët e Minierave të Kosovës punojnë pa rroga!

Sot gjatë ditës qarkulloi një lajm se si “Trepça” në veri të Kosovës ka shpallur tender për të shitur zinkun e saj, shkruan “InfoKosova”.

Nuk kanë shkuar shumë kohë dhe menjëherë pas këtij lajmi kanë reaguar punëtorët e Minierave të Kosovës, ku një lexues i portalit “InfoKosova”, i cili deshi të mbetej anonim tha se nuk janë duke marrur rroga dhe se janë detyruar që të pushojnë qe dy javë.

Shkaku i mosmarrjes së rrogave të këtyre punëtorëve të Minierës së Artanës me flotacion në Kishnicë në kuadër të Trepçës së pjesës jugore të Mitrovicës, thuhet se është mungesa e gelqeres e cila shërben për përpunimin e mineraleve në flotacion.

Shkak tjetër thotë burimi ynë se mund të jetë edhe keqmenaxhimi i kësaj Miniere nga udhëheqësit.

Tutje thuhet se janë rreth 1200 punëtorë të cilët që nga janari i vitit 2019 kanë marrë rroga me vonesë, mirëpo rroga e fundit ajo e qershorit 2019 akoma nuk iu ka dhënë këtyre puëntorëve të flotacionit të Artanës ani pse sot është dita e 13 e muajit korrik./InfoKosova/

608,926FansLike
29,781FollowersFollow
1,052FollowersFollow

TË FUNDIT

Varros veturën për ta vozitur në botën tjetër

Një biznesmen brazilian kishte pranuar shumë reagime negative pas njoftimit se donte të varroste veturën e tij. Chiquinho Scarpa, 62 vjeç kishte njoftuar në Facebook...
web
analytics