Një djalë i ri i apasanionuar pas sporteve ekstreme, ka rrezikuar jetën që të realizoi një “shfaqe” për miqtë e tij, duke vrapuar në drejtim të motoçikletës që lëvizte me shpejtësi të madhe, dhe në momentin që i afrohet kërcen mbi të duke bërë salto.
Olel Shestyarenko ekspert i sportit “parkour”, është filmuar nga miqtë duke vrapuar në drejtim të motoçikletës duke fluturuar në ajër, dhe duke u rrokullisur mbi të pa e prekur as edhe me gishtin e vogël të këmbës.
Edhe pse në fillim ata kryen disa prova të sigurohen se gjithçka do të shkoj sipas planit, ata në fund arritën ta kryejnë me sukses misionin e tyre në pistën e garave në qytetin Yekaterinburg në Rusi.
Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë kritikuar për faktin se ka rrezikuar jetën për një “spektakël” që mund të shërbej si model për të rinjtë, derisa kishte edhe persona tjerë që e kanë duartrokitur për guximin.
Shiko Videon:
https://www.facebook.com/vipaklips/videos/1025523401139890/