Turistët pushtojnë fshatin që u popullarizua përmes rrjetit social

Grupi i të rinjve që ishin në fshatin Lavertezzo pranë Milanos së Italisë, e kanë hedhur një video në rrjetin social që tregon për bukuritë e kësaj zone.

Kjo ka mjaftuar që shumë turistë ta vizitojnë fshatin piktoresk, nëpër të cilin rrjedh një lumë, teksa është i rrethuar me male të larta.

Mirëpo, kjo nuk po u pëlqen aspak vendasve, që janë mësuar të bëjnë jetë të qetë dhe të mos bezdisen nga askush.

“Fshati ynë është bërë si një tualet publik, derisa të rinjtë shfaqen gjithkund të zhveshur”, ka thënë një banor lidhur me rastin.

Në fakt, kjo luginë që është një orë larg qytetit, nuk ka infrastrukturë dhe në mungesë të hoteleve, vizitorët po flenë në vetura dhe po e kryejnë nevojën ku po munden.

Shiko Videon:

LE MALDIVE DI MILANO

LE MALDIVE DI MILANO!Un magnifico Canyon attraversato da acque color smeraldo.*1 ora da Milano e 45 minuti da Varese*con Federico Sambruni

Gepostet von Capedit am Montag, 10. Juli 2017