Turizmi në pikun më të ulët/ Saranda ul çmimet me 20%, turistët sërish mungojnë

Ka hyrë 15-ditëshi i dytë i korrikut ndërsa numri i pushuesve në Sarandë vijon të mbetet i ulët.

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik, Arben Çipa ka deklaruar në një intervistë për Report Tv se hotelet kanë bërë përpjekjet e tyre duke ulur çmimet me 20% dhe as kjo nuk ka dhënë rezultat.

E vërteta është se Saranda ka bërë ulje 20%.

Ka shumë raste që kanë bërë ulje edhe më të larta.

Ditët e javës janë të vakëta ndërsa gjallërohet pak fundjava duket se përpos pandemisë në rënien e vizitorëve kanë ndikuar edhe punimet në ndërtimin e bulevardit të ri.

Ka një periudhë 1 javore që ka filluar lëvizja.

Sidomos të shtunë e të diel.

Pa dyshim infrastruktura e qytetit tonë është një fazë tranzicioni.

Kjo nuk le një shije të mirë tek turistët.

Muaji gusht dhe shtator pritet të sjellë charter me turistë polakë.

Ndër të tjera Çipa tha se këtë vit turizmi ka prekur fundin ndërsa vera e kaluar ka qënë e artë pasi vetëm në Sarandë pushuan 600 mijë turistë vendas dhe të huaj.

Krahasuar me periudhën e 2019 nuk krahasohet dhe nuk ka ngjashmëri.

Kjo periudhë vitin e kaluar ka qenë piku i sezonit.

Vitin e kaluar kishim rreth 600 mijë turistë.

Koronavirusi ka dëmtuar jo vetëm të ardhurat për bizneset por ka lënë shumë njerëz të pa punë duke bërë kështu që shumë ta kenë të pamundur të bëjnë pushime këtë verë.