Turpërohem që jam gazetar: Gazetarja bën blla blla blla para kryeministrit dhe ai tallet

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në TV Ora, ka qenë gazetari i njohur dhe ish-deputeti i Kosovës Milaim Zeka.

Ai ka folur për gazetarët në Shqipëri dhe Kosove dhe profesionalizmin e tyre.

Melaimi shprehet se i vjen turp që është gazetar kur dëgjon kolegët e tij që bëjnë blla blla blla dhe bëjë komente para pyetjes.

Sipas tij 98% e gazetarëe nuk dinë të parashtrojnë pyetje.

“Unë habitem, herën e fundit e kam parë kryeministrin me gazetarët dhe unë po turpërohesha që jam gazetar.

Një kolege gazetare fliste blla blla blla dhe ky tjetri fillontë pastaj me ato teoritë e konsperacionit dhë në fund kryeministri tallet me këta si në cirk më arushat, pra ndiqte rrugën e vet.

Gazetarët në Shqipëri dhe Kosovë 98% nuk dinë të shtrojnë pyetje.

Në vend që ta pyesin kryeministrin pse shkove aty, kush ishte ky, këta më parë bëjnë komentet e pastaj bëjnë pyetjen.

Dhe tendenca e fundit e pjesës dërmuese të moderatorëve politikë, kur e ftojë kryeministrin apo Melaimin ata duan të tregojnë se janë më të mençur sesa ne.

Tani duke bërë ti pyetje të thjeshta si moderator, në thjeshtësinë e pyetjes dalin përgjigje të mëdha”, shprehet Melaim Zeka.