Turqia goditet nga tërmeti prej 5.7 shkallësh

Së paku tetë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar të dielën në pjesën lindore të Turqisë pas tërmetit prej 5.7 shkallësh që u regjistrua afër kufirit me Iranin.

Dridhja ndodhi edhe në një pjesë të ter ritorit të Iranit dhe u ndie në provincën turke, Van.

Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se disa ndërtesa janë dëm tuar dhe shumë njerëz janë bllokuar nën gërmadha.

Ai njoftoi se autoritetet i kanë dërguar ekipet e shpëtimit në zonën ku ndodhi tër meti, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Turqia këtë vit u godit edhe nga një tër met tjetër, me ç’rast 41 persona humbën jetën dhe 1600 u lënduan.