Web Analytics
BallinaSHOWBIZU bë baba për herë të dytë, Gold AG zbulon arsyen prekëse...

U bë baba për herë të dytë, Gold AG zbulon arsyen prekëse se pse u fut në sallën e lindjes: Kam dashur të di…

Arian Agushi ose i njohur si Gold AG dhe partnerja e tij, Ermira kanë mirëpritur në jetën fëmijën e tyre të dytë, Çifti janë bërë sërish prindër të një djali dhe zbuluan se e kanë quajtur vogëlushin e tyre Front.

Së fundmi, reperi ka zbuluar se ka qenë prezent në sallën e lindjes për të parë vogëlushin e tij dhe vuajtjet që kalon çdo nënë kur sjell në jetë një fëmijë.

Këngëtari tregoi se u gëzua shumë kur zbuloi se do të bëhej sërish me djalë pasi ai është fëmijë i vetëm dhe tashmë djemtë do të kenë njëri-tjetrin.

“Është një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë, Çfarë do që mund të them, nuk mund të them atë që ndjejë brenda në zemër eshtë një kënaqësi e madhe, një dhuratë e zotit që i jam falenderues gjithmonë, uroj që çdo çift të bëhet më fëmijë, qoftë vajzë apo djalë, eshtë një ndjenjë që nuk krahasohet me asgjë tjetër”- u shpreh ai.

“Herën e parë kur ka lind djali, Guerili ka qenë pandemi dhe nuk më lanë në spital, ndërsa tani tek djali i dytë te Fronti, kam qenë në sallën e lindjes për të parë vuajtjet e një nëne dhe me pas dhembshuri më të madhe dhe për nusen.

Gjithashtu për të ditur se çfarë heq nëna kur bëhet me fëmijë”– shtoi Ariani.

“Unë jam një djalë që jam rritur vetëm me nënën, babi ka ndërruar jetë kur unë kam qenë 6 vjeç, në 1992, nuk kam pasur as vëlla dhe as motër.

Edhe kur ka ardhur në jetë djali i dytë, kam thënë djali i dytë e ka tashmë një vëlla, jam krenar tani që i kam”- përfundoi këngëtari./panorama/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit