U bë viral për kërcimin me Monika Lubonjën, gruaja i “tërheq veshin” ish-banorit të “BBV”

Pak ditë më parë, Monika Lubonja festoi ditëlindjen ku mblodhi në një festë miqtë e saj, mes së cilave dhe ish banorë të Big Brother VIP.

Përpos të gjithave, ajo që bëri bujë ishte kërcimi sensual me ish banorin e BB, Tan Brama, i cili u bë menjëherë viral në rrjete sociale.

Lidhur me këtë ka folur së fundmi në një intervistë vetë Tani.

Por si e ka pritur këtë kërcim gruaja e tij? Brama tha se ajo e kishte parë videon në rrjete sociale.

“Çfarë është kjo që ke bërë?” e kishte pyetur partnerja, e cila mesa duket e ka marrë situatën me sportivitet.

“Ishte Freestyle dhe nuk e kishim përgatitur,I kisha thënë dikur se nuk dinte të kërcente por aty më ndiqte shumë mirë, Duhet ta kishim bërë që në shtëpinë e “Big Brother VIP”., Kur pashë karrigen dhe muzikën në sfond thashë ‘Do bëjmë këtë gjë’., Përveç pak komenteve negative, duket se e kanë pëlqyer njerëzit.

Kurse gruaja më tha: “Ç’është kjo, ç’ke bërë? Kishe bërë super kërcim mbrëmë.,” Unë nuk i kisha thënë gjë por e kishte parë, I thashë: “Gjëra të thjeshta, duhej të kishte ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”., Po të ishte e fshehur, nuk do e bëja”, tregoi mes të tjerash ish banori i Big Brother. /abcnews

Shiko videon: