Neda Balluku ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.
Ndër të tjera, ajo foli për jetën e saj private duke u ndalur te marrëdhënia e dashurisë me Ogrenin, që në fakt lindi në “Big Brother”.
“Ka qenë 2010-2011, ne të dy fakti që u njohëm aty ishte rastësi se ne u dashuruam vërtet dhe hapat e flirtimit ne i morëm si në jetë reale.
Unë mendoj që sekreti është fati dhe vullneti që kemi për të punuar se të gjithë e dinë shumë mirë se martesa dhe lidhjet janë punë e përditshme që duhet ta mbash në këmbë si dhe një dozë e madhe fati”, theksoi ndër të tjera Neda.