U kap mat me konkurrenten e “It’s my love”, Eri i “Përputhën” sqaron të vërteten

Ish-konkurrenti i Për’puthen Eri Agaj pak ditë më parë u fotografua në shoqërinë e një vajze bjonde.

Në fotot që bënë xhiron e rrjetit ata shiheshin duke u puthur teksa u bë e ditur se vajza në foto është Ina Muriqi, konkurrente tek emisioni i dashurisë në Kosovë, “It’s my Love”.

E pas gjithë pikëpyetjeve të krijuara tek fansat ka ardhur dhe reagimi i tyre.

Sipas News 31, ishte Ina e para që ka shpjeguar në “It’s my love” se fotot janë shkrepur shumë kohë më parë, para se ajo të futej në emision dhe se të dy nuk kanë më lidhje me njëri-tjetrin.

Ndërkohë përgjigja e Inës është publikuar edhe nga Eri në profilin e tij i cili përkrah saj ka shkruar: “Për të gjithë ju që më pyesni me mesazh ja ku është përgjigja”.