Web Analytics

U komentua për lidhjen me Sarën, reagon gruaja e Endrik Bebës

Botuar nga: InfoKosova

Endrik Beba këtë të martë është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në media është komentuar shumë hyrja e tij, pasi brenda këtij formati është edhe ish e dashura e tij, Sara Gjordeni.

Në këtë ditë të rëndësishme për Endrik Bebën, partnerja e tij aktuale Klea i ka dedikuar disa fjalë zemre, duke shprehur mbështetjen dhe dashurinë e madhe që ka ndaj tij.

“Që në ditën e parë që të njoha jeta ime mori shumë ngjyra! Çdo njeri që të njeh e di se sa shumë ke ti për të treguar dhe kjo është arsyeja dhe shtysa ime më e madhe të bëheshe pjesë e kësaj eksperiencë.

Që në momentin që hyre në jetën time ishe me mua në çdo hap ndaj sot është dita ime! Me ty gjithmonë! Krenare për atë që je!”, ka shkruar ajo, teksa ka ndarë një foto të këngëtarit.

Kujtojmë që Endriku dhe Klea prej disa vitesh po shijojnë një histori të bukur dashurie.

Endriku është baba i një djali nga një marrëdhënie e mëparshme, me të cilin Klea ka një lidhje të veçantë.

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT