U kritikua se mbështeti Donaldin, Mozzik tregon çfarë do të bënte ndryshe po të hynte sërish në “Big Brother VIP”

Në një nga spektaklet e “Big Brother VIP”, Mozzik hyri në shtëpi për të performuar për konkurrentët, por nuk kurseu mbështetjen për mikun e tij Donald Veshaj.

Vëllai i Madh i tërhoqi atë natë vëmendjen këngëtarit dhe dënoi më pas aktorin.

Ndërsa sot, në një intervistë për emisionin më të ri në Top Channel, “Më lër të flas”, Mozzik u pyet se çfarë do të bënte ndryshe po të hynte sërish në shtëpinë e “BBV”.

“Po të hyja sërish, do të thosha urime Donald.

Do ta ndryshoja që te hyrja”, u përgjigj artisti pa hezitim.