U largua nga shtëpia e “Big Brother”, flet Igli: Atje janë të gjithë fals

Igli Zarka, aktori që u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri për shkak të një problem shëndetësor ka folur në “Fan Club” rreth qëndrimit të tij në Big Brother VIP.

Igli: Tek unë ndikoi shumë izolimi, e kam shumë të thjeshtë të dalloj një njeri hipokrit.

I pyetur se cili prej banorëve mendon se është fals, Igli tha se për hir të lojës, të gjithë bëhen sadopak të tillë.

Igli: Në thelb janë të gjithë “fals” se nuk mendoj se ka njeri aq të ligë sa të zgjohet në mëngjes e të mendojë si të shkatërrojë jetën e tjetrit.

Personi që të ka zhgënjyer më shumë?

Igli: Askush, madje po pres akoma më shumë.