Web Analytics

‘U mor vesh’, Balina zbulon banoren që do jetë finaliste e BBV

Botuar nga: InfoKosova

Gjatë “Prime-t” të djeshëm, dy opinionistët e Big Brother Albania Vip, Arbër-Ori ashtu edhe Ledioni, kanë kritikuar banorët për mënyrën e lojës që po bëjnë.

Sipas tyre, banorët nuk kanë një strategji të qartë, dhe nuk dinë të krijojnë aleanca apo grupe.

Mirëpo në këtë moment, Ori ka veçuar Ilnisën, duke e cilësuar si banoren e vetme që po e bën lojë ashtu siç duhet.

Kjo nuk është hera e parë që Ilnisa konsiderohet si lojtare e fortë nga opinionistët, dhe kaq ka mjaftuar që Balina Bodinaku t’i ironizojë ata publikisht.

Ajo ka postuar një InstaStory ku shkruan: “Ilnisa doli finaliste nga prime i djeshëm”, shoqëruar me hashtag-un, “Më vjen keq por u mor vesh”.

Shiko foton:

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT