U ndan nga vëllezërit binjak, ky është raporti i ish kunatave Bora Zemanit dhe Jonida Maliqit

Që të dyja ishin në lidhje më vëllezërit binjak Romeo dhe Donald Veshaj.

Romeo ishte i dashuri i këngëtares Jonida Maliqi me të cilin kishte një diferencë goxha të madhe në moshë, ndërsa Donaldi ishte i dashuri i prezantueses Bora Zemani, shkruan InfoKosova.

Ishte Jonida ajo e cila deklaroj se i ka dhënë fund lidhjes me aktorin Romeo, ndërsa pak muaj më vonë edhe Bora i dha fund lidhjes se saj me Donaldin.

E kjo më së miri e dëshmon largimi i njëri-tjetrit nga rrjetet sociale.

Jonida nuk e përcjell asnjërin nga vëllezërit Veshaj në Instagram, për dallim nga Bora e cila e përcjell ish kunatin Romeo.

Por, që të dyja përcjellin njëra-tjetrën dhe ky detaj më së miri e tregon raportin që kan dy ish kunatat mes vetë.

Kujtojmë se Romeo duket se e ka harruar shumë shpejt Joniden, pasi komentohet për një lidhje të re me vajzën e ministrit në Shqipëri, Niko Peleshit,  ndërsa Jonida, Bora dhe Donaldi si duket ende nuk kanë vendosur ta bëjnë një hap para./InfoKosova