U përfol për lidhje të re dashurie, Bojken Lako tregon çfarë fshihet pas fotos

Pak javë më parë, Bojken Lako bëri publike lidhjen e re të dashurisë, ai ndau në Instagram ë një foto ku shfaqej dora e një vajze.

Sot, kantautori ka deklaruar se fakti që e ka postuar atë foto në faqen e tij personale do të thotë që është diçka e mirë.

“Po shiko tani doja të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë sepse këtu është maja e shpërndarjes së thashethemit dhe të lajmit.

Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë edhe…”, u shpreh Lako.