U përfol për një lidhje me moderatoren, flet për herë të parë Fisnik Syla

Fisnik Syla ka reaguar për herë të parë lidhur me zërat që po qarkullojnë kohët e fundit se është në një lidhje me moderatoren Ester Bylyku, në një prononcim për ‘Panorama Plus’ ai e ka mohuar diçka të tillë, duke u shprehur: “Jo, nuk jam në lidhje me Ester”.

Megjithatë, ai nuk ngurroi të ironizonte moderatoren duke thënë se dëshiron famë prej tij, “Unë nuk e kam karakaterin dhe as moshën , profesionin por edhe kohën që të merrem me ato që dëshirojnë të bëjnë famë përmes meje”-tha Fisniku në prononcimin e tij.

Më pas ai shpërndau një status në Instastory ku shkruan: “Shumëkush që dëshiron të ketë një lidhje me mua vetëm për famë dhe interes, me keqardhje ju them se nuk do ta kenë atë rast.”

Ndërkohë ditën e djeshme erdhi një reagim edhe nga Ester, në një postim në Instastory, moderatorja mohoi zërat se është në një lidhje me biznesmenin, “Nuk jam në një lidhje. Me asnjë figurë publike!!”– shkruante moderatorja./panorama