Ish konkurrentja e Për’puthen, Ana dhe gazetari Bledi Mane janë përfshirë në një debat në ‘E diell’ në rubrikën ‘Trotuar’ ku po trajtohej tema “Tradhtia me maskë”.
Ana u shpreh se i quan perv.ersë tradhtarët, ndërsa më pas nisi përplasja me Manen, i cili kërkonte të dinte se “në cilën Tiranë jetojnë” të tjerët.
Bledi Mane: Që nga momenti që teknologjia pas viteve 2010 shpërtheu, bashkë me teknologjinë na u ngritën nga gjumi dhe veset.
Ana: Njerëzit që tradhtojnë i quaj per.versë, të shëmtuar dhe gjithë veset e tjera që ti përmende, njerëzit nuk dinë të jenë besnikë.
Janë apo jo më katarë nuk mund t’jua vësh ti lapsusin.
Bledi Mane: Po si i vishni vetes përgjegjësi pa pasur asnjë lloj përgjegjësie?
Ana: Ti vetëm flet dhe nuk di të pushosh ndonjëherë
Bledi Mane: Po çfarë të bëj, gazetarët flasin.
Ana: Po dhe dëgjojnë gazetarët.
Bledi Mane: Po ne të kemi dëgjuar shtator-janar tek Përputhen.
Ana: Për fatin tënd të zi do më dëgjosh dhe këtu.
Bledi Mane: Në cilën Tiranë jetoni se do vij të jetoj dhe unë.
Ana: Po hajde se kam garazhin poshtë të flesh se unë mbahem si zemërgjerë.
Mos ja fut kot, hajde me këmbë në tokë.
View this post on Instagram