Web Analytics
BallinaUncategorizedU përpoqën 8 vite për t’u bërë prindër, e bija 4 muajshe...

U përpoqën 8 vite për t’u bërë prindër, e bija 4 muajshe ndërron jetë në mënyrë të mistershme

Rachael Fitzegrald nga provinca Hale në afërsi të qytetit Altrincham, Britani, u përpoq për tetë vite me radhë së bashku me partnerin e saj Mark Maddocks, për të pasur një fëmijë dhe më në fund mrekullia ndodhi!

Rachael ia arriti të mbetej shtatzënë dhe në mars të 2019-tës ajo lindi vajzën e saj Lara, e quajtur me përkëdheli prej tyre si “Lady Lara” (Zonjusha Lara).

Familja shkoi në Kretë në muajin korrik për pushime dhe u akomoduan pranë hotelit Village Heights.

Por kur u zgjuan pas një dite të lodhshme në plazh, panë që vogëlushja nuk po reagonte.

Babai i saj, Mark u mundua që ta sillte në jetë po më kot, ajo i kishte mbyllur sytë përgjithmonë.

Ekspertiza mjeko-ligjore nuk mundi që të gjejë një arsye të qartë të vdekjes së papritur të foshnjës.

Rachael, e cila punonte si menaxhere në një kompani, e lindi të bijën e saj kur ajo ishte vetëm në javën e 40-të të shtatzënisë por megjithatë, e vogla gëzonte shëndet të plotë.

Mjekët kanë ngritur dyshimin se “Zonja Lara”, ka vdekur si pasojë e një ftohjeje, pasi gjendja e saj shëndetësore para vdekjes së mistershme ishte mjaft e qëndrueshme.

39 -jeçarja Rachael u shpreh për mediat britanike, se e ka kontrolluar të bijën disa herë gjatë natës dhe ajo ka qenë e kthyer me shpinë, dhe në shikim të parë dukej shumë mirë.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit