U rikthye në jetë, dhjetë orë pasi u shpall e vekur, gruaja thotë se pa parajsën dhe babanë që e thërriste

Një grua 83-vjeçare u kthye në jetë në Ukrainë dhjetë orë pasi u shpall e vekur, kanë zbuluar mjekët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ksenia Didukh ishte deklaruar e vekur në shtëpinë e saj në qytetin e Stryzhavka javën e kaluar pasi mjekët ishin thirrur nga të afërmit dhe e gjetën atë pa rrahje zemre.

Por rreth dhjetë orë më vonë – ndërsa familja e saj kishin aranzhuar një prift për va.rrosjen e saj dhe duke gërmuar va.rrin e saj – ajo filloi të tregojë shenja jete dhe u dërgua me shpejtësi në spital, ku iu rikthye vetëdija.

Duke folur për përvojën e saj afër vd ek, jes, Ksenia tha që ajo pa “mbretërinë e parajsës” dhe dëgjoi babanë e saj të ndjerë që e thërriste.

Duke folur për momentin kur ajo riktheu vetëdijen, Ksenia shtoi:

Sytë e mi u hapën dhe njerëzit me të bardha po rrinin rreth meje”.

“Mendova se ishin engjëj por këta ishin mjekë.

Me sa duket Zoti kishte mëshirë për mua”.