U rrëzua nga një lartësi prej 150 metra/ Ndërron jetë 16-vjeçarja alpiniste

Alpinistja Luce Douady, është rrëzuar në një shkëmb dhe si rezultat ka ndërruar jetë.

16-vjeçarja nga Franca, ishte duke u ngjitur me miqtë e saj në alpet e ndodhura në jug-lindje të vendit.

Luce, mësohet se ka rënë nga një lartësi 150 metra.

Adoleshentja ishte duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, por gjatë ngjitjes ajo rrëshqiti dhe u rrëzua.

“Luce ishte një atlete shumë e re dhe me një të ardhme të sigurt përpara.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes”, shkroi në rrjete sociale Federata Franceze e Alpinizmit (FFEME).

Shiko Fotot: