U shfaq e vetme në sfilatën e Valdrin Sahitit, ja përse Ledri Vula nuk e shoqëroi Sara Hoxhën në event

Gjatë eventit të sfilatës të stilistit Valdrin Sahiti ishin të ftuar shumë prej presonazheve të njohur shqiptarë, ata patën mundësinë të pozonin në tapetin e kuq dhe të shikonin koleksionin e fundit të fustaneve të stilistit.

Pjesë e të ftuarve ishte dhe Sara Hoxha, partnerja e këngëtarit Ledri Vula, mirëpo në eventin e organizuar Sara u shfaq e vetme pa partnerin e saj, e pyetur përse Ledri nuk pati mundësi të shfaqej krahë saj, ajo u shpreh se ai ndodhej në Tiranë duke bërë xhirime.

“Ledri ka xhirime në Tiranë, pasi është duke bërë një emission dhe nuk mundi të vinte, fatkeqësisht”– u shpreh ajo.

Sara dhe Ledri janë prindër të një vajze, Poem Blu e teksa është pyetur nëse do të kenë në plan të bëjnë një motër ose vëlla për Poin, Sara tha: “Në plan e kemi por nuk e di kur akoma”.