Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip Albania LiveU shpreh se kishte nevojë për kohë, Einxhel thumbon Kiarën dhe Luizin...

U shpreh se kishte nevojë për kohë, Einxhel thumbon Kiarën dhe Luizin publikisht

Gjatë diskutimit të gjatë në spektaklin e djeshëm të “Big Brother VIP”, Kiara foli rreth ndjenjave të saj kundrejt Luizit ajo u shpreh se ka një pëlqim për të, mirëpo i duhet më shumë kohë për të vendosur nëse duhet të ndërmarrë hapin drejt lidhjes.

Teksa një pjesë e banorëve apo publikut i dhanë të drejtë për qëndrimin e saj, një pjesë tjetër e komentuan se Kiara thjesht nuk ka interes ndaj Luizit. Duket se një mendim të tillë e ka edhe banorja e edicionit të parë të BBV1, Einxhel Shkira, ose të paktën këtë na lanë postimet e saj të kuptojmë.

Gjatë transmetimin të djeshëm, Einxhel shkroi në profilin e saj në Twitter këtë status: “Kisha për të paguar qeranë sot, i thash s’po gjej portofolin kështu që më prit pak se më duhet kohë, nja ca javë përshembull“– shkroi ajo duke na bërë të mendojmë se është një ironizim për kohën që Kiara i kërkoi Luizit.

Duket se pas këtij statusi ndjekësit i kanë kujtuar Einxhelit se edhe për të ka qenë e vështirë të pranonte ndjenjat e saj kundrejt Dagzit apo të shprehej e hapur për të nisur një lidhje me të.

Me anë të një tjetër postimi ajo tregoi se në ditën e 7 që Dagzi ishte bërë pjesë e shtëpisë, ajo pranoi se kishte pëlqim ndaj tij, ndërkohë që në rastin e Kiarës kanë kaluar më shumë se 20 ditë. Por, duket se ky dyshim i Einxhel për Kiarën nuk qenka vetëm për ndjenjat e saj, por edhe të Luizit.

Në një tjetër postim ajo ndau pyetjen e një prej ndjekësve, ku i shkruante: “A do të vinte inat sikur të kishte fituar Dagzi?”. “Këtë përgjigje e ke me zë, në 18 janar 2022“- u përgjigj Einxhel për të treguar se është e faktuar me video momenti që ajo është nuk ka qenë aspak kundër fitores së Dagzit, ndryshe nga Luizi i cili është shprehur se është i vetmi që do të fitojë “Big Brother-in” duke përjashtuar këtu edhe Kiarën.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit