U tha se Fifi ka telefon mobil brenda shtëpisë së Big Brother, kjo është e vërteta

Një video e publikuar në rrjete sociale ka ngjallur reagime të shumta tek ndjekësit e Big Brother VIP.

Video ka në qendër Fifin, e cila mban në dorë një makinë llogaritëse, e që shumë e kanë komentuar se është një telefon mobil brenda shtëpisë më të famshme shqiptare.

Ka qenë blogeri Olti Curri ai i cili ka publikuar videon e këtij momenti, derisa ka thënë se aty nuk ka telefona.

“Nuk ka telefona aty brenda, jam i bindur për këtë gjë.

Është makinë llogaritëse po e bën buxhetin”, ka shkruar Curri.

Në fakt e vërteta qëndron se ajo është një makinë llogaritëse të cilën banorët e përdorin për të bërë buxhetin javor./Reporteri/

shiko videon: