Diana dhe Arioni, dy figura të njohura të reality show-t, kanë krijuar një lidhje të fortë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, e cila u bë temë diskutimi në mediat sociale.
Pas daljes nga shtëpia, çiftin nuk e kemi parë më së bashku. Zënkat dhe emocionet e përjetuara brenda atij ambienti, sollën një lidhje më të thellë, megjithatë, duket se shqetësimet dhe ngjarjet jashtë kamerave kanë ndikuar ndjeshëm në dinamikën e marrëdhënies së tyre.
Në mediat sociale, filluan të qarkullojnë thashetheme se Diana dhe Arioni janë kushëri me njëri-tjetrin.
Kjo pretendim u bë një nga temat më të diskutuar në platforma të ndryshme sociale, duke krijuar më shumë kureshtje dhe interes për marrëdhënien e tyre.
Për të sqaruar situatën, Arioni reagoi në një postim të tij në Instagram.
Ai e shpërndau këtë informacion me emoji qesharake, duke e bërë të qartë se këto thashetheme nuk e shqetësojnë, madje ato i duken absurde. Kjo reagim zbulon që ai dëshiron ta mbajë marrëdhënien e tyre jashtë spekulimeve dhe të fokusohen te ndjenjat e tyre personale.