U tha se ka ndërruar jetë, reagon Eni Çobani: Do të bëj kallëzim penal në prokurori…

Juristja e njohur Eni Çobani ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në disa media online se ajo kishte ndërruar jetë.

Ardit Gjebrea: Për ju zonja Eni më kanë pyetur të gjithë, pas një lajmi që ka qarkulluar nëpër portale, që nuk ma nxë goja ta them…

Eni Çobani: Guxim i madh, në fakt, unë i falënderoj të gjithë shqiptarët që realisht kanë treguar një dashuri të madhe ditë pas dite dhe javë pas jave, kam menduar që ai lajm do hiqej, por vazhdon të jetë, atëherë, meqenëse vazhdon të jetë, edhe unë po e them sot publikisht, jam mirë, jam me shëndet të plotë, faleminderit për mbështetjen do jetoj sa ma ka caktuar fati dhe Zoti, kështu që sado ta thoni, ju nuk e shkëpusni dot jetën time keshtu që faleminderit, Eni Çobani është gjallë.

Duke i paralajmëruar të tregohen të kujdesshëm me deklaratat dhe lajmet e prodhuara sepse cenojnë jo vetëm figurën e përmendur, por edhe familjarët e tyre, Eni bëri edhe një premtim publik nëse lajmi nuk hiqet.

Eni Çobani: Nëse nuk hiqet brenda kësaj jave, unë po bëj një premtim publik, do të jem njeriu i parë publik që do të bëj një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës për të gjetur përfundimisht kush janë personat, administratorët e kësaj faqeje, që besoj se e di se kush është, unë nuk dua ta them publikisht, por të gjithë e kanë parë dhe do të përballen me mua penalisht dhe ligjërisht për këtë lajm që kanë nxjerrë.