Web Analytics

“Ua nxjerrin skandalet”, Rexhaj thotë se Qeveria do t’i ndëshkoj mediat përmes projektligjit

Botuar nga: InfoKosova

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha se projektligji i Qeverisë Kurti për mediet online është ndëshkim për zërat kritik ndaj Qeverisë.

Sipas tij gjobat deri 40 mijë euro do përdoren si formë ndëshkimi për mediat që ia nxjerrin skandalet.

“Do të përdoret për t’i ndëshkuar ata zëra kritikë në media online, duke marrë parasysh se gjobat shkojnë deri 40 mijë euro, ne durojmë se duke parë këtë qeveri siç ka qenë deri me tani se do të shkojë kundër mediave që ajo i sheh se janë kritike për të që ja nxjerrin skandalet, vendimet ose mospmbajtjen e premtimeve”, tha Rexha në Debat Plus.

Tutje ai ka kritikur Qeverinë edhe për mungesë të transparencës.

“Brengë tjetër e jona është mbyllja, mostransapernca e Qeverisë për të diskutuar për të marrë mendimet e atyre që do preken nga ky vendim e që janë mediat”, tha ai.

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT