Udhëzimet që duhet t’u përmbahen udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka publikuar udhëzimet dhe masat të cilave duhet t’u përmbahen personat të cilat do të udhëtojnë përmes këtij aeroporti.

Në mesin e këtyre masave është edhe respektimi i distancës 1.5 metër, si dhe mbajtjen e maskës gjatë gjithë kohës.

Këto janë të gjitha udhëzimet e publikuara nga Aeroporti i Prishtinës:

  • Për shkak të distancës sociale, ju lutemi të paraqiteni në aeroport 3 orë para fluturimit.
  • Vetëm udhëtarët lejohen të hynë në ndërtesën e terminalit. Ata që shoqërojnë udhëtarët në nisje dhe në pritje të tyre, nuk lejohet të hynë në hapësirat e terminalit.
  • Udhëtarët që kanë nevojë për shoqërues (të moshuar, lëvizje të kufizuar etj) mund të shoqërohen vetëm nga një i afërm deri te sporteli për pranimin e udhëtarëve dhe bagazhit.]
  • Ju lusim, vendoseni maskën gjatë gjithë kohës!
  • Ju lusim, mbani distancën 1.5 metër me njëri-tjetrin!
  • Nëse keni ethe dhe temperaturë, si dhe nuk ndjeheni mirë, ju lusim, të kërkoni ndihmë nga personeli i aeroportit!
  • Ju lusim ndiqeni udhëzimin e personelit të aeroportit!

    https://www.facebook.com/watch/airportpristina/