Uji “magjik” që ndriçon sapo shkelet

Këto pamje të mahnitshme të ujit që ndriçon janë realizuar në Australi.

Uji kthehet në ngjyrë blu sapo shkelet apo ‘ngacmohet’ dhe arsyeja pse ndodh kjo ka një shpjegim të faktuar.

Imazhet përrallore realizohen zakonisht në darkë në “Northern Lights”.

Ngjyra e shndritshme shpërthen sa herë kur ka valë apo rryma dhe kjo ndodh për shkak të miliarda algave njëqelizore ose bimë plankton të njohura si “colloquially”, që ndriçojnë sapo ndihen të shqetësuara gjatë valëve apo rrymave detare.

Kjo sjell një shkëlqim të ndritshëm blu përreth tyre.

Fotografi Brett Chatëin tha se ka filmuar ngjarjen të shtunën dhe se ishte hera e parë që shihte një pamje të tillë.

Ndërsa është e vështirë për të përcaktuar se kur dritat e kristalta blu do të mund të kthehen sërish, ekspertët thonë se ky atraksion i veçantë mund të kthehet në një industri të vogël turistike për Tasmaninë.

Shiko Videon: