Ulqini pret turistë nga Kosova, atje nuk ka të infektuar me COVID 19

Pandemia ka vonuar çdo gjë këtë vit, edhe verën e pushimet i ka vonuar.

Ndonëse shumë vende të botës po përballen me një valë të madhe të vdekjeve e të të infektuarve nga COVID 19, duket se Mali i Zi ka filluar ta marrë veten.

Ulqini nuk ka të infektuar dhe qytetarët atje po iu përmbahen rregullave të caktuara nga Qeveria e Malit të Zi, tha kryetari i Komunës së Ulqini, Loro Nrekiq.

Ai ka thënë se me masat e reja mund të presin 100 mijë turistë, duke u bërë thirrje kosovarëve që të shkojnë në Ulqin për pushime, pasi që, sipas tij, janë marrë të gjitha masat për ta ruajtur distancën.

Ai gjithashtu për mediat u potencua se Ulqini dhe Mali i Zi varen nga turizmi dhe se nga nesër do të fillojnë të punojnë të gjitha atje dhe se presin të hapen kufijtë.

Nrekiq tha se kosovarët janë të mirëseardhur atje dhe se shkojnë në shtëpinë e tyre.