“Unë moti jam baba”, habit Fero me deklaratën e fundit

Fero ka diçka për të thënë pas lajmit se po bëhet baba për herë të parë.

Reperi Fero dhe partnerja e tij Arbenita Ismajli po bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi u bë i ditur menjëherë pasi çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni me të ftuar më të dashurit e tyre.

Menjëherë pasi dolën fotografitë e para në mediet rozë, Arbenita postoi disa fotografi me barkun e rrumbullakosur, ku edhe e konfirmoi shtatzëninë.

Së fundi ishte Fero ai që reagoi pak kohë para se ta marrë epitetin baba, duke thënë se “baba” është qysh moti.

”Une moti jam baba’‘ ka shkruar ai/Express/