“Unë nuk shitem”, Arditi dhe Fifi përballen ashpër me njëri-tjetrin

Fifi dhe Arditi janë saqruar se përse u nominua nga këngëtarja.

Arditi erdhi në shtëpinë e BBVIP për t`u sqaruar me Fifin pasi ai e quajti atë të pafytyrë.

Fifi duket se nuk i pëlqeu kjo gjë pasi për një moment ajo tha se nuk dëshiron të përballet po më pas vazhdoi në oborrin e shtëpisë duke u përballur me Arditin.

Arditi: Pengu ishte se nuk e mora kurrë një sqarim se përse nuk mendove për shokun tënd.

Arditi: Arsyeja pse deshta me fol ishte se u ndjeva keq dhe mendoj se në qoftëse e meriton dikush.

Fifi: Ti nuk din asgjë për mua, ty të kam mik brenda shtëpise por jo mik të ngushtë.

Arditi: Ndoshta jam penalizuar sepse të kam mbajtur anën kur nuk është dashur.

Fifi: Nuk kam pasur kohë të mendohem shumë prandaj të zgjodha, unë kam qajtur kur dole nga shtëpia.