Web Analytics
BallinaSHOWBIZUnikkatil anuloi koncertin, pjesëmarrësit bllokojnë hyrjen që t’u kthehen paratë e biletave

Unikkatil anuloi koncertin, pjesëmarrësit bllokojnë hyrjen që t’u kthehen paratë e biletave

Pas një kohe të gjatë, reperi i njohur shqiptar nga Amerika, Unikkatil është kthyer për një performacë në Prishtinë, performanca e tij ishte paralajmëruar se do të kishte një audiencë masive, por në fakt ndodhi e kundërta.

Koncerti i reperit Unikkatil, i paralajmëruar për mbrëmë është anuluar në fund për arsye se nuk kishte aq shumë pjesëmarrës siç ishte paraparë.

Unikkatil ishte planifikuar të performonte në KlanArea, por në pamjet e publikuara nga inFokus, shihet se ambienti mbrëmë ishte thuajse i zbrazët.

Aty nuk duket të kenë qenë të pranishëm as 300 persona dhe si rrjedhojë reperi anuloi daljen në koncert, për pasojë pjesëmarrësit kishin bllokuar hyrjen duke kërkuar t’u kthehen paratë e biletave.

Rrjetet Sociale

630,284FansaPëlqeje
28,213NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit