Tashmë nuk ka më surpriza, Heidi Baçi do të jetë në ekran sezonin e ardhshëm si moderatore e “Goca dhe gra”, një format ky që i kishte munguar ekranit në vitin e shkuar.
Siç dihet tashmë, Bora Zemani do të ketë një program të ri game-show, “Piramida”, Kiara Tito dhe Nevina Shtylla në “Portokalli”, ndërsa Heidi Baçi në “Goca dhe gra”. Kjo shënon edhe debutimin e Heidit si moderatore në një program televiziv. Po ashtu moderatorja Kaira Tito ka konfirmuar se këtë sezon do të rikthehet në ekran dhe do të jetë nën moderimin e spektaklit të humorit, “Portokalli”.
Teksa i kthen përgjigje një ndjekësi në rrjetet sociale, Kiara Tito shprehet se kjo është një dëshirë që e ka shprehur vite më parë dhe më në fund iu realizua.
Një surprizë e vërtet është padyshim debutimi i Heidit në një ekran. “Goca dhe gra” do të vijë i transformuar këtë sezon, duke sjellë disa ndryshime në format. Kujtojmë se pak kohë më parë, u përfol se do të ishte Ilnisa ajo që do të drejtonte këtë emision.
Por si përfundim, ia ka dalë që të jetë Heidi ajo që do të shndërrohet në mikpritësen e formatit.
Nga ana tjetër Ilnisa Agolli, e cila ka treguar më herët ambiciet për të qenë në televizion, ndërsa herë pas here ka folur edhe për projekte në TV, pa ndarë detaje.
Së fundmi, Ilnisa ka postuar një foto në Instastory, duke treguar se mund të vijë me një projekt në sezonin e ri. Zërat thoshin se Ilnisa mund të ishte pjesë e emisionit “Goca dhe gra”, një emision i cili pritet të rikthehet pas disa kohësh mungesë, i riformatuar – ndonëse ende nuk është e konfirmuar.
Dyshimet i ka shtuar edhe më shumë vetë Ilnisa, përmes një fotoje të postuar së fundmi në Instastory. Një tjetër emër që përflitet tek “Goca dhe gra” është edhe Ina Kollçaku. Pas eksperiencës së saj si opinioniste në “Big Brother Club”, Ina tashmë ka kërkuar një format ku të ketë kohë më shumë në dispozicion.