Web Analytics
BallinaSHOWBIZUrimi i Ilir Shaqirit për 28 Nëntor lidhet me dëshirën për Bashkim...

Urimi i Ilir Shaqirit për 28 Nëntor lidhet me dëshirën për Bashkim Kombëtar

Ilir Shaqiri është këngëtari përmes zërit të të cilit janë lartësuar figurat më të ndritura të kombit, ata që sakrifikuan, u flijuan e dhanë gjakun për komb e atdhe.

Këngëtari i madh, në 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ka lënë një urim në faqen e tij në Facebook.

Gëzuar, KOMBI I DRITËS…!

…, me njomësinë e pavenitur të bashkimit në mendjet e në zemrat tona, për të përmbushur amanetin e paraardhësve tanë mendjendritur e të lavdishëm, Shqipërinë e Bashkuar – Shqipërinë etnike!

Këngëtari pak ditë më parë sjelli edhe një këngë të re, atë me titull “Elabsan I bukur”, këngë kjo që erdhi me rastin e 113 vjetorit të veprimtarisë së Normales së Elbasanit, “Tempulli i diturisë kombëtare”, siç e cilësoi drejtori i parë i saj, Luigj Gurakuqi.

Kjo këngë vjen me tekst dhe muzikë nga Ilir Shaqiri dhe kompozim nga Naim Krasniqi, shkruan /Kosovarja/

Shiko videon:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit