Web Analytics
BallinaSHOWBIZUrimi i Teuta Krasniqit për vajzën e saj do ua mbush sytë...

Urimi i Teuta Krasniqit për vajzën e saj do ua mbush sytë me lot

Sot është ditë e veçantë për familjen e aktores Teuta Krasniqi, ajo ka zbuluar përmes Instagramit se vajza e saj dhe Adonisit, Kaia, feston ditëlindjen e gjashtë.

Në këtë datë, s’kishte si të mungonte një urim shumë i veçantë nga aktorja e cila ndau edhe fotografi nga festa speciale.

 

Teuta ia shprehu dashurinë përmes fjalëve më të bukura dhe i uroi gjithë të mirat vajzës së dytë.

“Të shkruaj urim për ty e të mundohem t’a shpreh dashurinë që mbaj në zemër për ty, është sikur të mundohem t’a përshkruaj ngjyrën më të bukur në botë apo melodinë më të këndshme, ndjenjën më të pastër e të pasur të dashurisë më të madhe… sado bukur që tingëllon, prap fjalët nuk arrijnë t’a përshkruajnë ndjenjën më të bukur që ti na bën ta ndjejmë cdo ditë. Të dua me krejt shpirtin, shpirti i mamit. Urime ditëlindja e 6-të dielli im. Zoti të bekoftë me shëndet të plotë, dashuri të pa kusht, fat të mirë dhe mbarësi në cdo aspekt të jetës. U plaksh e lumtur, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Jemi të bekuar me ty”, ka shkruar aktorja./Prive

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit