Të jesh ushtar dhe të shërbesh në të mirën e paqes kudo në botë, është një gjë shumë e mirë, shkruan “InfoKosova”.

Ushtarët e Sjhqipërisë tash e sa vite po e kanë këtë mundësi që të shkojnë me misione paqeruajtëse edhe jashtë vendit.

E një djalë i ri, një ushtar i cili quhet Shkëlqim Hoxha i ka bërë një surprizë nënës së tij.

Pasi kishte ardhur nga misioni ku ishte në Afganistan, Shkëlqimi kishte shkuar tek puna e nënës së tij dhe ishte fshehur prapa një pllake, kur ajo doli për të kryer punët e saj e pa të birin dhe iu hodh në përqafim.

Video në fjalë është shpërndarë nga shumë faqe,ku tregohet se edhe në cilin batalion shërben Shkëlqimi.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj?

Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan.

Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij.”./InfoKosova/