Vajza e Aurela Gaçes mahnitë me performancën e saj në skenë

Këngëtarja Aurela Gaçe njihet për performancat e saj të flakta në skenë.

Si duket kjo qenka gjenetike, pasi që vajza e saj është vetëm 5 vjeç dhe ajo performoi në mënyrë të shkëlqyeshme përpara një publiku të gjerë, e veshur me një kostum ngjyrë rozë.

Pesë vjeçarja dhuroi atmosferë shumë të bukur, ndonëse, sipas Aurelës, ajo nuk e bëri si duhet koreografinë që kishte muaj që e mësonte përmendësh.

Videon e shpërndau vetë Aurela me anë të një postimi në Instagram.