Vajza e Bleros qenka identike si gjyshi i saj

Këngëtari kosovar Blero përveç që është i përkushtuar ndaj profesionit të tij, ai gjithmonë arrin të dëshmoj që është edhe bashkëshort e baba i përkryer.

Edhe pse gjatë pandemisë ishte larg personave që i don, ai me anë të imazheve të publikuara në rrjete sociale ka shprehur mallin që ka për ta.

Nga martesa e parë ai ka një vajzë të quajtur Tara me të cilën kalon kohë të bukura bashkë dhe kanë kontakte të lakmueshme babë e bijë.

Kësaj radhe ai shpërndau një imazh të babës së tij krahë me Tarën bukuroshe të cilët të dy kanë pozuar të buzëqeshur.

Duket se Tara i paska ngjarë gjyshit, pasi po duken kryekëput të njëjtë./Kosovarja/